Pas vuajtjeve nga operacioni për zvogëlimin e lukthit dhe punës intensive për të rënë nga pesha ekstreme e mëparshme, tashmë për Big Mama-n mesa ka ardhur koha të ndërrojë emër.
Kështu e kanë menduar edhe kamarierët në lokalin ku kishte prenotuar për të kaluar mbrëmë festën e pavarësisë.
Ajo ndodhej në Shkup në një lokal me muzikë live, kur ka mbetur e befasuar se si ia kishin rezervuar tavolinën që kishte prenotuar.
“Sexy mama”, me këtë emër e kanë pritur kamarierët këngëtaren.
Gjestin e kamarierëve që mesa duket i ka lënë mbresa të mira këngëtarja e ka fotografuar dhe e ka publikuar nëpërmjet një instastory në Instagramin e saj.