INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surpriza dhe vetëm surpriza! Parashikimi për ditën e sotme qenka fantastik sidomos për këto shenja të Horoskopit

Surpriza dhe vetëm surpriza! Parashikimi për ditën e sotme qenka fantastik sidomos për këto shenja të Horoskopit

Publikuar më: 09:26 18-03-2018

Dashi – Jeta private gjatë kësaj dite do të jetë disi e lëkundur nga disa pasiguri tuajat, ndaj të cilave nuk po arrini ende të ngrini krye. Jini të hapur për dialog dhe besojani partnerit/es tuaj, çdo dyshim. Sa i takon punës, do të ketë situata dhe persona prej të cilëve nuk do të dukeni ndonjë “gjeni”, por tregohuni tolerantë.

Demi – Mos u përfshini nga dembelizmi, pasi në të kundërt humori juaj do të humbasë. Organizoni diçka, edhe të thjeshtë me personin që keni përzemër, boll që të dilni nga shtëpia. Në sferën profesionale do të nisë një periudhë shumë e ngjeshur me angazhime dhe nuk mund ti lejoni vetes gabime. Veç bëni kujdes ndaj vendimeve të marra me nxitim.

Binjakët – Ju pret një ditë aspak e lehtë, pasi duhet të mbani në ekuilibër edhe angazhimet profesionale edhe ndjenjat. Mundohuni të gjeni një lloj kompromisi, për të mos hedhur në erë gjithçka. Në sferën profesionale, mos ia mohoni ndihmën personave që kanë nevojë, duhet vetëm të ndiqni instinktin dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Gaforrja – Gjatë kësaj dite duhet t’i keni idetë më të qarta sa i takon një situate në dashuri, ndaj duhet të tregoni durim. Mundohuni të mos dramatizoheni përballë ndonjë vështirësi në punë. Humbja e kthjelltësisë, nuk ju ndihmon aspak.

Luani – Lirohuni nga ai ngërç i cili rrezikon që të ngadalësojë mendimet dhe veprimet tuaja. Vini në zbatim propozimet tuaja dhe flisni hapur me partnerin/en. Gjatë këtyre ditëve nuk po jepni maksimumin në punë, ndaj duhet të merrni masa sa më parë.

Virgjëresha – Jeni të lodhur nga rutina, por as aventurat nuk është se ju pëlqejnë shumë. Nëse nuk keni kaluar ende në veprim, ka ardhur është momenti që ta bëni. Në punë, do të jeni të vendosur që të çoni përpara projektet tuaja dhe askush nuk do ju ndalojë. Do të kapërceni çdo pengesë.

Peshorja – Prania e Hënës në shenjën tuaj, favorizon intensitetin në çift. Ekuilibri i rifituar ndikon pozitivisht në harmoninë e brendshme. Gjatë kësaj dite puna do të jetë në plan të parë dhe kjo do të jetë dita e duhur për të konsoliduar nismat tuaja. Disa objektiva janë vërtetë të mbara.

Akrepi – Do të jetë një ditë vërtetë e çuditshme, ku do e gjeni veten të përfshirë në ndonjë debat, edhe pse pa dashur. Fatmirësisht në mbrëmje, një ndryshim programi me partnerin, do të ndryshojë gjithçka. Një projekt të cilin e keni shumë përzemër do të rezultojë shumë i suksesshëm në sferën profesionale.

Shigjetari – Prania e Hënës në shenjën tuaj, mund të ndikojë për të përhapur nervozizëm. Ruani qetësinë, pasi në fund të fundit, nuk ka asgjë themelore për t’u ankuar. Do të keni energji të pamjaftueshme për të përballuar angazhimet e shumta që rezervon dita, por pavarësisht të gjithave, do ia dilni.

Bricjapi – Do të lëkundeni nga një siklet në dashuri, i cili në fund të fundit nuk do të rezultojë i bazuar, shkruan tvklan. Disa çështje të punës që ju prekin shumë afër, do të kenë nevojë për zgjidhje.

Ujori – Gjatë kësaj dite duhet të merrni një pozicion të qartë, pasi do të jetë e vetmja mënyrë për të sheshuar debate të kota. Mundohuni të organizoni sa më mirë sferën profesionale, në mënyrë që të jeni të relaksuar. Gjatë kësaj periudhe do të jeni shumë të angazhuar.

Peshqit – Dashuria dhe sfera profesionale ecin me hapa paralel. Megjithatë momentalisht një lajm i papritur, mund t’i turbullojë të dyja fushat. Sa i takon sferës profesionale, do të vijnë mundësi shumë të mira, të cilat duhet t’i kapni pa u menduar gjatë.

Article Logic
Execution time: 0.0036342144012451