Surprizat nuk kanë fund në botën e spektaklit edhe kur nuk bëhet fjalë për lajme me në fokus skandalin.
Kendrick Lamar i ka lënë fansat pa fjalë ndërkohë që ka publikuar albumin e tij në mënyrë surprizë. Reperi fitues i çmimit Grammy ka bërë publik krijimin e tij të fundit “untitled unmastered”, që duket se është një material plotësues i albumit që Kendrick nxorri në treg vjet, “To Pimp a Butterfly”. Të gjitha këngët, 8 të tilla, janë emërtuar “untitled” dhe kanë përbri datat kalendarike në të cilat janë regjistruar. Të gjitha duket se janë realizuar gjatë viteve 2013 dhe 2014, periudhë në të cilën është realizuar gjithashtu dhe albumit “To Pimp a Butterfly”. Duket se këto këngë janë pjesët që u prenë dhe nuk ia dolën dot të futen në album. Megjithatë artisti 28 vjeçar shprehet se ndjehej shumë i afeksionuar pas tyre dhe nuk mund t’i linte mënjanë si pa të keq. Kështu vendosi që t’i publikojë ato me një frymë, dhe duket se në këtë rast nuk bëhej fjalë thjesht për një shprehje. Albumin është bërë i disponueshëm në iTunes ku edhe mund ta blini atë.