INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surpriza e qytetit francez, flamuj dhe banderola në shqip: “Mirë se Vini në Perros Guirec” [FOTO]

Surpriza e qytetit francez, flamuj dhe banderola në shqip: “Mirë se Vini në Perros Guirec” [FOTO]

Publikuar më: 10:35 07-06-2016

Qyteti i vogël i Perros Guirec (Cotes-d’Armor) ka pritur në një mënyrë entuziaste ekipin e kombëtares shqiptare. Flamuj dhe banderola mirëseardhjeje, janë tabelat më të bukura që shprehin entuziazmin e 7000 banorëve të këtij qyteti të vogël, të cilët në çdo dyqan dhe në rrugë, nuk kanë ngurruar të shkruajnë edhe në shqip parrullat për Shqipërinë, nën moton “Mirë se vini”.

Për kryetarin e bashkisë së Perros Guirec, Erven Leon janë marrë të gjitha masat për të pasur siguri për ekipin e kombëtares shqiptare. “Eshtë vetëm 5 minuta larg aeroportit dhe 10 minuta nga stërvitja” thotë ai.

Ndërkaq, për menaxheren e hotelit, mikpritja nuk do të mungojë. Dhe sipas saj, gjithçka do të jetë franceze.

Në fakt, duket se edhe qytetarët janë të lumtur që kanë vendosur tabelat e pritjes së ekipit të kombëtares shqiptare. Në xhama dhe kudo janë shënimet dhe flamujt shqiptarë. Ndërsa pasditen e djeshme, ekipi ka filluar stërvitjen.newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.004256010055542