INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surpriza e Samitit të NATO-s ,‘Der Spiegel’: Trump lavdëron Ramën dhe Shqipërinë

Surpriza e Samitit të NATO-s ,‘Der Spiegel’: Trump lavdëron Ramën dhe Shqipërinë

Publikuar më: 14:24 16-07-2018

Ndërsa presidenti Trump së fundmi është shfaqur mjaft kritik ndaj vendeve të NATO-s mesa duket në Bruksel ai gjeti nxënësin model Shqipërinë.

Të paktën kështu raporton prestigjiozja gjermane “Der Spiegel”, e cila në një shkrim të gjatë ka rrëfyer çfarë ndodhte në korridoret e selisë së NATO-s në momentet e pushimit gjatë samitit të zhvilluar javës që lamë pas ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama .

Mes rreshtave media gjermane flet dhe për Shqipërinë duke zbuluar prapaskenat e samitit të Brukselit. Sipas “ Der Spiegel, në fjalën e tij Trump theksoi se Shqipëria është një ndër vendet që ka adoptuar mënyrën e politikëbërjes amerikane.

Në artikullin e Der Spiegel, flitet edhe për bisedën që Kryeministri Edi Rama, zhvilloi me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë samitit.

Ja cfarë citohet në shkrim?

“Ishte pothuajse mesditë dhe ishte koha që vendet e vogla të NATO-s të kishin fjalën e tyre. Ata mbështetën Merkel. Gjatë një pushimi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u takua me kancelaren gjermane. Vendi i tij ka qenë i vetmi që u lavdërua nga Trump, por ai nuk donte të krijonte përshtypjen se Shqipëria në një farë mënyre ishte bërë nxënës model e Trump”, thuhet në shkrim.

Rama u takua me Presidentin Trump, sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, kancelaren Merkel dhe të tjerë kryeministra e presidentë shtetesh që ishin të pranishëm. Kujtojmë se Kreu Shtëpisë së Bardhë ka qënë mjaft kritikë ndaj vendeve të NATO-s duke kërkuar që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.

Të gjitha vendet ranë parimisht dakord për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen, por megjithatë debati për ketë çështje vijon.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717