Nëse ishit të shqetësuar se ana romantike e Taylor Swift ishte zhdukur që pas ndarjes së dhimbshme nga Calvin Harris, mos kini frikë. Si një nga aktet e saj të para që kur është “single”, Swift na vërteton se akoma beson në dashuri duke e treguar këtë në dasmën e një fansi të saj në New Jersey.
Max Singer dhe bashkëshortja e tij e re Kenya Smith ishin të shokuar nga ardhja speciale e Taylor në dasmën e tyre. Ishte pikërisht motra e Max, Ali ajo e cila i kishte shkruajtur një muaj më parë këngëtares në mënyrë që të mund ta organizonin surprizën. Në letrën e saj, Ali kishte shkruajtur rreth vdekjes së nënës së saj, dhe si çifti u martua në spital që edhe nëna e tyre të ishte pjesë e kësaj dite speciale.
Ish e dashura e Calvin Harris nuk shkoi duarbosh, sepse u bëri një dhuratë simbolike atyre.
Madje ajo këndoi këngën e saj “Space Blank”,ndërkohë që çifti vallëzonte, duke e bërë edhe më prekës këtë moment.