Duket se planet që Fifi kishte bërë për martesën dhe dasmën, të cilat shpesh i ka shprehur në intervistat e saj të fundit, janë "hedhur të gjitha poshtë", teksa këngëtarja ka marrë një propozim për t'u mbajtur mend.
Kështu, mbrëmjen e sotme, që ishte edhe gjysmëfinalja e "DWTS", me Fifin që është kualifikuar në finale dhe po bënte një performancë speciale të këngës së Krishtlindjeve "Silent Night", me të mbaruar kënga, artistja ka dëgjuar papritur zërin e partnerit që i ka bërë një dedikim romantik.
Me t'u kthyer, pasi lexoi dedikimin, ajo ka parë Adisin që qëndronte ulur në gjunjë para saj, me unazën në dorë, moment ky që i ka përlotur të dy dhe me gjasë ka emocionuar jo vetëm fansat e tyre, por gjithë publikun.
Një moment vërtetë i bukur e për t'u mbajtur mend, teksa Fifi sigurisht i ka thënë "PO" propozimit dhe tashmë nuk i mbetet gjë tjetër, patjetër pasi të marrë veten, të nisë me pregatitjet e dasmës. Okay, ndoshta duhet të presë edhe sa të mbarojë "DWTS", por aq...