Rudina Hajdari ka vendosur që të krijojë një parti të re.
Emri i partisë së re do të jetë Bindja Demokratike. Pjesë e saj do të jenë ish-zyrtarë të Partisë Demokratike.
Partia "Bindja Demokratike" do të regjistrohet të martën, kur është dhe afati i fundit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Gjykatë.
Kjo lëvizje vjen pas boshllëkut të krijuar me daljen e grupit parlamentar të PD dhe djegies së mandateve nga ana e deputetëve opozitare. Mësohet se pjesë e kësaj partie do të jetë edhe ish- deputeti Astrit Patozi, i cili ka shprehur publikisht mbështetjen për Hajdarit.