INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surpriza për Abrashin nga djemtë e kombëtares

Surpriza për Abrashin nga djemtë e kombëtares

Publikuar më: 15:08 27-03-2016

Kombëtarja Shqiptare ndodhet në Austri ku po kryen përgatitjet në vigjilje të miqësores se rradhës ndaj kombëtares së Luksemburgut. Ndeshja miqësore do të zhvillohet me datë 29 mars në stadiumin “Josy Bathell”,Luksemburg.

Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit Amir Abrashit i është dashur ta festojë ditëlindjen më shokët e tij të kombëtares. Amir Abrashi i cili sot mbush 26 vjeç është një ndër mesfushorët më të mirë të kombëtares dhe aktivizohet në rradhët e ekipit të Bundesliga 2, Freiburg ku ka shënuar 3 gola.

 Federata Shqiptare e Futbollit në profilin e saj zyrtar në Instagram, ka postuar një video gjatë grumbullimit në restorantin e hotelit ku i gjithë stafi i ekipit tonë përfaqësues ka uruar Amir Abrashin.

Njëkohësisht edhe ne urojmë mesfushorin kosovar për ditëlindjen e tij dhe shpresojmë që të bëjë një paraqitje sa më të denjë në FRANCE 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775