INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surpriza të mëdha në Champions League, humbet Napoli barazon Liverpool

Surpriza të mëdha në Champions League, humbet Napoli barazon Liverpool

Publikuar më: 09:12 14-09-2017

Ka përfunduar me ndeshjet e djeshme java e parë e Champions League për sezonin 2017-2018.

Real Madrid ka mundur sot lehtësisht me shifrat 3-0 qipriotët e APOEL në një takim ku dy protagonistët kryesorë ishin Kristiano Ronaldo dhe Serxhio Ramos. Ronaldo u bë lojtari i cili ka shënuar më shumë të tilla në këtë turne, 12, duke lënë pas Lionel Mesin. Sa i përket ndeshjes tjetër, dueli mes Totenhemit dhe Borusia Dortmund ka nxjerrë fitues ekipin anglez që triumfoi me shifrat 3-1.

Manchester City ka bërë detyrën ku fitoi me goleadë, 0-4 ndaj Feyenord, Surpriza erdhi nga Ukraina, ku Napoli u mposht me rezultatin 2-1, nga vendasit e Shakhtar Donetsk dhe nga Portugalia, ku Besiktas mposhti Porton me rezultatin 1-2.

Në këtë mbrëmje të Champions League, zbriti në fushë edhe Valon Ahmedi, sulmuesi shqiptar që aktivizohet për Mariborin.

Skuadra e Maribor u nda në barazim 1-1, me rusët e Spartakut të Moskës, ndërsa mesfushori kuqezi Valon Ahmedi, luajti titullar dhe u zëvendësua në minutën e 70.

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211