Pati një periudhë në karrierën e saj ku Elvana Gjata ‘u zhduk’ për pak kohë, por tani duket se është rikthyer më fuqishëm se kurrë. Menjëherë pasi publikoi këngën më të re ne bashkëpunim me Capital t, Elvana zbuloi dhe surprizën që prej kohësh po e mbante sekret.
Këngëtarja shqiptare do të jetë një nga artistet që do të performojë në festivalin e njohur ‘Sunny Hill’.
“Ju thashë që kisha një surprizë për ju. Jam e lumtur t’ju lajmëroj se këtë vit so të performojë në ‘Sunny Hill Festival’. Uroj t’ju shoh të gjithëve aty, për një natë të paharrueshme. Jemi shqiptarë”, ka shkruar Elvana, në foton e posterit që ka publikuar në ‘Instagram’.
Kjo surprizë ka qenë pak ‘zhgënjyese’ për fansat e saj, pasi shumica e tyre prisnin një bashkëpunim me Era Istrefin, megjithatë komentet nga fansat kanë qenë kryesisht pozitive.