Fiorentina dhe Tottenhami janë dy nga emrat e mëdhenj që detyrohen t’i thonë “lamtumirë” kompeticionit të europa league. Borussia Monchengladbach ka fituar 2-4 në fushën e Fiorentinës. Gjermanët e kishin humbur 1-0 ndeshjen e parë dhe Fiorentina po kryesonte 2-0 deri në minutën e 44-t por Monchengladbach kishte nevojë për katër gola që të vazhdonte më tej dhe mrekullia ndodhi.
Edhe londinezët e Tottenhamit nuk kanë mundur të shkojnë më shumë sesa barazimi 2-2 me belgët e Gentit, me të cilët e kishin humbur ndeshjen e parë 1-0. Kualifikohet edhe skuadra tjetër belge, Genk, që mposhti 1-0 rumunët e Astrës, me të cilët kishte barazuar 2-2 në ndeshjen e parë.
Ndërkohë, edhe Roma është kualifikuar, pavarësisht se ka humbur brenda në shtëpi 0:1 me Villareal. Edhe për Zenit, aventura europiane përfundon në këtë fazë, pavarësisht nga fitorja 3:1 me Anderlecht. Rusët kishin humbur 2:0 ndeshjen e parë në Belgjikë. Rezultat tenistik regjistroi Lyon përballë holandezëve të Alkmar 7:1. Francezët kishin fituar edhe në transfertë me shifrat 4:1.