Sinoptikanët parashikojnë që ditët që do vijnë do të sjellin një ulje të lehtë të temperaturave si dhe reshje dëbore në zonat malore. Gjithashtu gjatë kësaj jave në veri temperaturat pritet të zbresin nën zero gradë.
Po duke nisur nga dita e diel do të kemi sërish rritje të temperaturave.
Si do te jetë parashikimi për ditën e sotme?
RESHJET
Sot enjte dt.24 priten reshje mesatare në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Ndërsa, në pjesën tjetër të territorit priten reshje të dobëta deri në lokalisht mesatare Në qarqet e jugut, për momente të shkurtra kohore reshjet mund të marrin edhe formën e shtrëngatës.
Në zonat malore reshjet pritet të jenë në formë dëbore, më të shumta në qarkun e Korçës.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 13 °C
në vendet e ulëta: 4 / 12 °C
në vendet malore: -2 / 4 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.