INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizat e motit s’kanë fund! Mësoni çfarë pritet të ndodhë nesër!

Surprizat e motit s’kanë fund! Mësoni çfarë pritet të ndodhë nesër!

Publikuar më: 16:56 19-09-2018

Moti do të vazhdojë të jetë me diell dhe temperatura të larta. Siç bëhet e ditur nga parashikimi i Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, mund të ketë reshje shiut në zona të izoluara, kryesisht në veri dhe gjatë pasdites së sotme.

Më poshtë parashikimi i motit:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Vetëm në zona shumë të vogla të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore sot pasdite.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 31 °C

në vendet e ulëta: 17 / 32 °C

në vendet malore: 11 / 27 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër (e enjte, dt. 20) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Article Logic
Execution time: 0.0018088817596436