INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizat për Nora Istrefin nuk kanë fund, por Roberti ka diçka për t’i thënë…

Surprizat për Nora Istrefin nuk kanë fund, por Roberti ka diçka për t’i thënë…

Publikuar më: 13:28 02-02-2020

Këngëtarja tepër e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Nora Istrefi ishte e ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar Marien, gjyshen heroinë.

Por edhe Nora nuk i shpëtoi surprizave që moderatorja Arbana Osmani kishte rezervuar për të. Nora Istrefi kohët e fundit ka publikuar hitin e rradhës të quajtur “Anna”, një këngë e cila ngjalli shumë reagime në rrjetet sociale.

Nora që në fillim të emisionit rrëfeu se kënga nuk kishte lidhje me jetën e saj personale dhe se nuk kishte asnjë “Anna” që e kishte vënë në rrezik martesën me Robert Berishën. Surpriza e parë për Norën ishte një video në të cilën vajza e saj, Rene këndonte një pjesë të këngës “Anna”.

Surpriza e dytë ishte një video-mesazh nga ish-bashkëshorti i saj, artisti i njohur Robert Berisha i cili u shpreh: “Pavarësisht se kënga ime e fundit tregon se ajo nuk është më pjesë e rrugës time, dua të them publikisht që ti Nora dhe Rene do të jeni gjithmonë rruga e jetës sime!”.

Gjatë bisedës të zhvilluar në studio, Nora rrëfeu se me Robertin kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe se kanë shumë rrespekt për njëri-tjetrin. Surpriza e fundit që e befasoi ishte nëna e saj, këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Suzana Tahirsylaj e cila këndoi për herë të parë pas 17-vitesh. Nora rrëfeu se kjo ishte hera e parë që e dëgjonte nënën e saj të këndonte që pas ndarjes nga jeta të babait të saj.

Në fund për herë të parë në një studio televizive Nora Istrefi performoi hitin e saj më të fundit, “Anna”.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939