Natën e ndërrimit të viteve, me 31 dhjetor 2021, çifti i bujshëm i “Big Brother VIP” morën një surprizë. Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj u mahnitën kur panë në qiell një parashutë në të cilën shkruhej:
“No risk, no story”
Ishte pikërisht ky mbishkrim në pankart që ka bërë ndjekësit të dyshojnë se në fakt surprizën e nisi Lori Hoxha për Donaldin dhe Beatrix, pasi trashëgimtarja e “Top Channel” e kishte përdorur këtë shprehje në një nga fotot e saj të disa ditëve më parë në Instagram, sipas albeu.com.
Është Olti Curri ai që ka postuar diccka të tillë në Instagram duke treguar se në fakt është Lori ajo që i bën surprizat, pasi ndoshta fansat s’kanë mundësi ekonomike.
Për më tepër, ishte vetë produksioni i “Big Brother” i cili lajmëroi në nëntor se në shtëpinë e famshme nuk do të mund të dërgohen më surpriza nga qielli dhe se janë instaluar pajisjet e specializuara që do të ndalojnë fluturimin e këtyre mjeteve.