Sot dita ishte e vranët me reshje të izoluara kryesisht në formën e shiut. Temperaturat në mesditë shënuan vlera nga 6°C në Kukës deri në 18°C në Berat, ndërsa në Tiranë vlera më e lartë u regjistrua 16°C.
Mbrëmjen e sotme deri pasditen e nesërme moti do të vijë në përmirësim, ku do të mbizotërojnë alternime kthjellimesh e vranësirash.
Ky përmirësim nuk do të zgjasë gjatë pasi përsëri në mbrëmjen e së Hënës reshjet do të rinisin në bregdet.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -1° deri 9°C
në zonat e ulëta 3° deri 18°C
në zonat bregdetare 6° deri 18°C
Sipas meteorologëve, mësohet se nga e marta i gjithë territori i vendit pritet të përfshihet nga reshjet e shiut. Krahasuar me ditët e kaluara, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë në dy ekstremet e tyre.
Më poshtë parashikimi i motit për javën që vjen.