Një tjetër yll i ekranit të madh pritet të bëhet nënë sërish.
Aktorja Natalie Portman dhe bashkëshorti i saj, drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit në Paris, Benjamin Millepied, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. 35-vjeçarja ishte e pranishme në Festivalin e Filmit në Venecia për të promovuar filmin e saj të ri “Planetarium”, një film ku interpreton edhe vajza e Johnny Depp, Lily Rose. Dhe ndërsa ka ecur në tapetin e kuq, e veshur me të bardha, Portman ka treguar barkun e saj të rritur. Çifti i cili lidhi kurorë në vitin 2012-të, janë prindër të vogëlushit 5-vjecar Aleph!