100 vjetorin e lindjes Hiqmete Këlliçi e ka festuar me surpriza. Gruaja shekullore është vizituar dhe ka marrë një urim nga Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ai ka postuar në Facebook fotot e një feste të veçantë ditëlindjeje të shoqëruar me lule, tortë dhe shumë gëzim.
Gjyshes nga Tirana në mesazhin e tortës i shkruhej, “1 shekull me urime”!
Në facebook vetë Veliaj shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen! Me Ervin Bushatin për një surprizë të vogël te Hiqmete Këlliçi, 100 vjeçarja e Tiranës, memoria e gjallë e qytetit!”