INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizë! Ky do të jetë artisti me famë botërore që do të performojë në koncertin e Capital T

Surprizë! Ky do të jetë artisti me famë botërore që do të performojë në koncertin e Capital T

Publikuar më: 13:32 07-08-2023

"Time Capsule II" është koncerti që pritet t'i vërë flakën kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, mbrëmjen e 11 Gushtit.

Artisti i njohur i disa hiteve muzikore ka prezantuar njërin prej artistëve me famë botërore që do marrë pjesë në koncertin e tij dhe bëhet fjalë për Akon.

Capital T e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit.

Kujtojmë që disa prej hiteve më të mëdha të Akon janë "Beautfiul", "Smack That" dhe shumë të tjera.

Kapoja ka njoftuar gjithashtu se vendndodhja e re e koncertit është në parikimin e stadiumit "Fadil Vokrri".

Capital T ka qënë gjithashtu në qendër të vëmendjes kohët e fundit dhe kjo për shkak të thashethemeve që qarkullojnë rreth tij dhe bukuroshes Adrola Dushi, për një lidhje romantike mes tyre.

Pavarësisht dyshimeve të shumta, dyshja ende nuk ka konfirmuar lajmin nëse janë apo jo në një lidhje dashurie.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328