Floriana Garo është rikthyer ditën e sotme në një intervistë ekskluzive në ekranin e ‘Tv Klan’ aty ku dhe u mësuam ta shihnim për disa sezone rresht në drejtimin e programit ‘Jo Vetëm Modë’. Ajo ka rrëfyer të rejat më të fundit nga jeta e saj në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin. Bukuroshja shqiptare u largua nga Shqipëria, për të vazhduar jetesën në Gjenevë, pranë partnerit të saj, me të cilin ka dhe një vajzë me emrin Adia, e cila erdhi në jetë në muajin mars të vitit 2018.
Teksa vogëlushja po rritet, Floriana ka rrëfyer lajmin e veçantë se tashmë është në pritje të ëmbël sërish me fëmijën e dytë të saj. Ajo ka treguar gjithashtu se është përshtatur shumë mirë me jetesën në Gjenevë dhe se gjërat për moderatoren dhe ish miss-in shqiptar kanë shkuar shumë mirë.
Kujtojmë se në vitin 2017, Floriana Garo u fejua, ndërsa fill pas këtij momenti u zhvendos në shtetin e Zvicrës, për t’u gjendur pranë partnerit të saj.