Klaudia Pepa prej disa vitesh është transferuar në Itali, aty ku po jeton dhe po zhvillon karierrën e saj.
Balerina shqiptare u bë mjaft e famshme për publikun e vendit fqinj kur mori pjesë në spektaklin “Amici” dhe arriti të kalojë shumë faza.
Siç duket, me nisjen e sezonit të ri Klaudia na dha disa lajme të reja jaft të gëzueshme. Balerinën tashmë do ta shikojmë dhe në një nga ekranet e njohura në Itali. Ishte vetë ajo që an e tregoi këtë lajm duke publikuar disa video dhe foto të shkëputura nga xhirimet që po bën në televizionin e njohur Mediaset.
Ajo shfaqet e veshur me një kostum sportive teksa bën lëvizje të ndryshme dhe kameramanët e xhirojnë. “Prova”, ka shkruar Klaudia në nga postimet ku shihet në studio.