Lidhja dhe ndarja e reperit Majk nga ish-partnerja e tij Majlinda zeka ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe sigurisht çdo hap i tyre ndiqet me shumë kuriozitet dhe nuk mbetet pa u komentuar.
E megjithëse prej kohësh ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ajo çka i bashkon edne është sigurisht kujdesi dhe dashuria për djalin e tyre Roan, i cili mbushi 3 vite nga ardhja e tij në jetë dhe nuk kanë munguar fjalët e zemrës si nga Majk po ashtu dhe nga Majlinda.
Në ditën speciale të të voglit, Majlinda i përgatiti të birit një festë të bukur dhe në rrjete sociale nuk munguan fotot e të voglit.
Ajo i realizoi Roanit një photoshoot të këndshëm dhe në postim vërshuan komentet e shumta ku e uronin për ditëlindjen.
Pas Majlindës, edhe Majk e ka surprizuar të birin me rastin e 3-vjetorit të tij.
Pasi Roani ka shkuar në shtëpinë e të atit, reperi e ka pritur me një tortë të madhe në formë makine, e cila kishte një fishekzjarr të madh të ndezur mbi të.
Krahas tortës shkruhej “Roani 3”, ndërsa i vogli ka pozuar i lumtur në foto.