INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizë për Eni Çobanin, djali ndërhyn në program. Ja këshilla më e veçantë [VIDEO]

Surprizë për Eni Çobanin, djali ndërhyn në program. Ja këshilla më e veçantë [VIDEO]

Publikuar më: 19:03 17-03-2018

E papritur por ndodhi. Mjaftoi një telefonatë e djalit të Eni Çobanit që biseda në “Një kat më lart” ti dedikohej atij. Një rastësi e bukur,teksa moderatori Ermal Peçi orientoi intervistën drejt familjes Çobani. Në momentin që Eni po fliste për meshkujt e saj në shtëpi, Aldi merr në telefon dhe Ermali përgjigjet live në emision.

“Unë thashë se ku më humbi mami” – nisi Aldi bisedën duke shkaktuar shumë të qëshura. Ai i tregon Ermalit se njerezit e identifikojnë më punën e Enit edhe pse ai dëshiron të njihet nga sukseset e tij.

A i kërkojnë Aldit që Eni ti ndihmojë në problemet e tyre? Po për femrat që ai pëlqen flet me të? Pa u menduar gjatë ai thote së jo vetëm flet, por edhe këshillohet më të. Madje ka një këshillë të sajën që e vlerëson më shumë. Cila është ajo? Zbuloje pas minutës së 24-të të videos nga “Një kat më lart”.

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938