PS ka arritur të marrë për herë të parë pas shumë kohësh bastionin e Partisë Demokratike, Bashkinë e Tropojës.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, kryetari i ri i Bashkise do të jetë Rexhë Byberi, kandidat i Partisë Socialiste.
Përballë Byberi garonte vetëm kandidati i Bindjes Demokratike, Edison Hasanaj, i cili ka fituar vetëm 177 vota. Ndërkohë që Rexhë Byberi ka fituar 3538 vota.