Këngëtarja e njohur, Tuna është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, pikërisht në ditën e nënës. Tuna ka treguar se ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Zen.
“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Urime e jetë të gjatë Zenit”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove të publikuara në Instagram.
Ndërkohë që rrjeti ziente nga dyshimi se a është apo jo Patrisi babai i fëmijës së porsalindur, Berisha publikoi në InstaStory-n e tij një ndër fotot që kishte postuar Tuna në Instagram, krahas së cilës shkruan:
“Mirë se erdhe në jetë ZEN”, postim të cilin e ka shoqëruar me emoji zemër.
Me këtë reagim të tij, Patrisi iu dha një përgjigjje të gjithë aluduesve.