Ana Lleshi është një nga ish konkurrentet më të komentuara të “Përputhen”, e cila mesa duket mund të jetë larguar si konkurrente, por jo nga programi. Pasi ka qenë dy herë opinioniste në “Përputhen Prime”, autorja e Programit, Olsa Muhameti, ka zbuluar se Ana është zyrtarisht pjesë e stafit realizues të “Përputhen”. Një ndjekës e ka pyetur Olsën se pse Ana ka qenë në prapaskenat e takimeve. “Le ta themi dhe këtë… @callmebeba është zyrtarisht pjesë e stafit realizues të ‘Përputhen’”, tha Olsa.