INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizohet Marina Vjollca! Stilistja me famë botërore i bën dhuratën e ëmbël të voglës MARGET!

Surprizohet Marina Vjollca! Stilistja me famë botërore i bën dhuratën e ëmbël të voglës MARGET!

Publikuar më: 11:27 03-12-2021

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë.

Vajza e çiftit erdhi në jetë më datë 24 nëntor 2021, duke u dhënë prezantueses dhe reperit epitetin prindër.

Vetëm 1 ditë pas çifti na ëmbëlsuan duke publikuar fotografinë e parë me bebin.

Në fotografi shihet duart e familjes së kompletuar Selimi pas 9 muajsh pritje të ëmbël.

“Faleminderit zotit që na bekoi me një engjëll si ti, jeta jonë. Marget Selimi”, ka shkruar çifti përmes rrjeteve sociale duke konfirmuar kështu edhe emrin unik të vajzës që mishëron emrat e prindërve të saj.

Edhe pse jo shumë aktive në Instagram, pasi po shijon çdo minutë me Marget, moderatorja ka ndarë sot me ndjekësit një dhuratë speciale që ka marrë.

Stilistja me famë ndërkombëtare, bashkëpunëtore e Marinës, Elisabetta Franchi i ka dërguar moderatores një veshje për të dhe për të bijën.

“Vogëlushja ime ndihet më e llastuara në botë nga ty. Faleminderit nga thellësia e zemrës”, shkruan Marina, teksa të gjithë presim me padurim t’i shohim nënë e bijë së bashku të veshura me këtë dhuratë.

Article Logic
Execution time: 0.0042240619659424