Pas propozimit për martesë, nga momenti në moment pritej që çifti Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha të na jepnin lajmin se janë bërë prindër.
Por si duket kjo nuk është në planet e tyre të afërta. Çifti e ka shtuar familjen me kafshë shtëpiake, dy kotele të vogla. Armina dhe Shkëlzeni na kanë prezantuar edhe me macen e tyre të preferuar e cila në fakt është kthyer në një mollë sherri për të dy. Kjo sepse Shkëlzeni 'akuzonte' Arminën se kishte pronësuar pa lejën e tij maçokun.