Modelja e njohur Kylie Jenner, është një ndër vajzat më të pasura në SHBA dhe rrjedhimisht një nënë e zënë me punë, duke pasur një kompani kozmetike.
Por Kylie nuk do të lejojë që këto punë ta ndalojnë nga të pasurit të një familje më të madhe akoma, pasi ka thënë se është e gatshme të ketë një fëmijë tjetër me Travis Scott.
“Kylie dhe Travis dëshirojnë të zgjerojnë familjen e tyre”, tha një burim për të përditshmen amerikane “Weekly” të martën.
“Nuk ka dyshim se ata duan t’i japin Stormit një vëlla ose motër më shpejt sesa njerëzit mendojnë”, shtoi burimi.
“E gjithë familja i do ata dhe e mbështesin marrëdhënien e tyre 100 për qind”, vuri në dukje burimi.
Kujtojmë që, Travis dhe Kylie u lidhën në prill 2017. Kylie qëndroi jashtë syrit të publikut gjatë gjithë kohëzgjatjes së shtatzënisë dhe e dha lajmin e bukur pak ditë pas lindjes.
Ylli mirëpriti vajzën Stormi Webster më 1 shkurt 2018.