INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizojnë shkencëtarët! Krijohet hibridi i parë i njeriut me kafshën

Surprizojnë shkencëtarët! Krijohet hibridi i parë i njeriut me kafshën

Publikuar më: 18:52 26-01-2017

Në një moment historik, po aq sa kontroversial, shkencëtarët kanë njoftuar për krijimin e hibridit të parë të suksesshëm mes njeriut dhe kafshës.

Projekti ka treguar se qelizat e njeriut mund të futen në një organizëm jo-njerëzor, të mbijetojnë madje edhe të rriten brenda një kafshe që i mbart ato, në këtë rast një derr.

Kjo teknikë biomedikale prej kohësh ka qenë një ëndërr për shkencëtarët që shpresojnë ta përdorin për rritjen e organeve donatore, shkruan Newsbomb.al.

Çdo dhjetë minuta, një person i shtohet listës kombëtare amerikane të pritjes për transplant organesh. Dhe çdo ditë, 22 persona në atë listë të vdesin pa e marrë organin që kanë nevojë. Shkencëtarët tashmë shpresojnë t’i japin zgjidhje me anë të metodës së rritjes së organeve njerëzore brenda kafshëve.

Embrioni i derrit i injektuar me qeliza njerëzore u zhvillua deri në javën e katërt. 

Article Logic
Execution time: 0.0023839473724365