Kishim kohë që e prisnim...
George Clooney dhe bashkëshortja Amal shumë shpejt do të bëhen prindër të dy binjakëve.
Ditët e fundit kishin nisur të qarkullonin thashetheme mbi një shtatzëni të mundshme të avokates, megjithëse një vit më parë, aktori ishte shprehur se një fëmijë nuk ishte në planet e afërta të çiftit. Sipas asaj që raporton revista amerikane, që nga muaji gusht, çifti i famshëm kanë nisur procedurat për fertilizimin in vitro.