Çifti i fashmëm i showbizit Klea Huta dhe Elgit Doda ka nisur punën për atë që siç e quan muzikanti do të jetë një projekt i madh.
Së fundmi marrëdhënia e tyre është në qendër të mediave që prej kohës kur u pranua publikisht lidhjen mes tyre. Përveç faktit që janë partnerë në jetë, ata janë edhe bashkëpunëtorë në projekte profesionale.
Më të riun e kanë prezantuar disa minuta më parë me anë të disa postimeve në profilet përkatëse në ‘Instagram’. Ata bënë me dije që kanë nisur nga puna për të hapur një akademi të përbashkët. “Së shpejti, një projekt i madh ‘Klea Huta Academy'”, shkruan i dashuri i prezantueses duke zbuluar kështu se me gjasa Klea dhe ai kanë menduar të krijojnë një akademi që me gjasa do të ketë lidhje me artin.
Dyshja e njohur janë bashkë prej më shumë se 2 vitesh dhe krahas lidhjes së tyre si çift punojnë bashkë në disa projekte muzikore, ku Klea ka rolin e tekstshkrueses.