Damiano Agalliu është një ndër personazhet më interesantë që ka pasur ndonjëherë “Big Brother”,por pavarësisht të gjithave ish-banori i “Big Brother” gjithmonë është munduar të jetë i rezervuar për sa i përket jetës së tij private.
Ajo që ka rënë në sy ditën e sotshme është veprimi që ka bërë Damiano, mesa duket ai ka vendosur të bëjë publike marrëdhënien e tij me një vajzë. Duket se vajza që ka në krahë tani e ka bërë ish-banorin t’i thyejë rregullat dhe të bëjë publike disa pjesë nga jeta e tij private.
Paraditen e sotme Damiano ka postuar në Instagram një foto me partneren e tij duke e puthur , por gjithsesi ka zgjedhur t’ia mbulojë fytyrën.
“Ai moment kur nuk ta ndjen si ke dal vet, se partnerja të zbukuron”- ka shkruar ai përbri fotos duke vendosur edhe një zemër.