Do habiteni nga zëri saj live dhe sa seksi është veshur…
Era Istrefi është këngëtarja shqiptare e vetme që u be e famshme me këngë në gjuhën shqipe. Ajo tashmë është e njohur edhe ndërkombëtarisht. Era Istrefi u bë pjesë për herë të parë në festivalin më të madh të muzikës dhe artit ”Coachella”. Në këtë festival në mesin e këngëtareve të njohura përveç Era Istrefit, pjesë e ”Coachella” u bënë dhe yjet e tjera shqiptare si Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Me një veshje shumë ‘hot’ Era bëri një super performancë, ne bashkepunim me dj nga Sidney, What So Not, shkruan intv.al. Më poshtë do të shikoni veshjen e Era Istrefit si dhe perfomancën ‘live’ në audio nga Era Istrefi në remix me dj,What So Not./intv.al/