INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Surprizon Kokëdhima, jep dorëheqjen nga posti i Sekretarit i Reformës Strukturore [VIDEO]

Publikuar më: 13:51 23-12-2016

Vetëm pak minuta përpara se sa Asambleja e Partisë Socialiste, të hidhte në votim kërkesën për shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga detyra e sekretarit për reformën strukturore dhe emigracionit, ish deputeti socialsit ka dhënë dorëheqjen e parevokushme nga ky post. Vendimi i është thënë anëtarëve të asamblesë nga vetë zoti Kokëdhima, i cili ka mbajtur një fjalë të gjatë përballë anëtarëve të asamblesë, edhe pse kamerat e televizioneve nuk janë lejuar që ta transmetojnë. Menjëherë pas fjalës së tij në Asamble, në një prononcim për mediat, Kokëdhima ka paralajmëruar kryesocialistin Rama.
Koço kokëdhima
“Unë do të vazhdoj lëvizjen time brenda PS. Do përgatitemi dhe do punojmë për ato zgjedhje Unë jam anëtari i asamblesë kombëtare dhe anëtari i kongresit të parties”.
Ndërkohë burime pranë Asamblesë së PS bëjnë të ditur se Kokëdhima ka thënë se nisma për shkarkimin e tij është ndërmarrë që në momentin që i është hequr mandati i deputetit nga Kushtetuesja. Ai e ka cilësuar këtë nisëm si kulturë të mbrapshtë politikë, ndërsa theksoi se ky vendim nuk e ligështon. Ndërkohë më herët në kërkesëne e disa anëtarëve të asamblesë ishte kërkuar shkarkimi i zotit Kokëdhima me motivacionin se ka krijuar shqetësim në bazën e partisë dhe ka përdorur retorikë përçarëse.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383