Marrëdhënia e tyre është kthyer në një film me seri ku çdo pjesë ngjall kuriozitet të madh.
Prishja e marrëdhënies mes Encës dhe Noizyt po tërheq më shumë vëmëndje sesa periudha kur ata të dy bashkëpunonin. Edhe pse tashmë secili vazhdon me punën e tij, duket sikur fati i bën të ndjekin sërish njëri-tjetrin. Kështu, pasi Enca bleu vilën e saj, të njëjtën gjë e bëri edhe Noizy më pas duke bërë të njëjtën blerje, në po atë rezidencë ku kishte shtëpinë këngëtarja. Por fati, rastësia apo ata vetë, vazhdon të bëjë që këngëtarja dhe reperi të bëjnë të njëjtat veprime apo të kenë të njëjtat dëshira. Edhe pse 30 vjeçari vetëm pak javë më parë u shpreh në mes të sheshit “Skënderbej” duke thënë “Enca na vjen nga mbrapa”, këtë herë është ai vetë që bëri të njëjtë gjë që Enca kishte shprehur para tij se dëshironte ta bënte. “Mezi po pres të hidhem me parashutë sërish këtë verë, shkruan ajo.
Vetëm pas disa orësh, edhe reperi lajmëroi se është nisur drejt Vlorës dhe do të hidhet me parashutë. “Fluturojmë me parashutë në 18:20 mbi Vlorë”, shkruan ai ndërkohë që më vonë edhe e pasqyroi fluturimin me video.