Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës. Më të dendura paraqiten në zonat malore por nuk priten reshje.
Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me kthjellime dhe vranësira në territor. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga – 4°C mëngjesi në 16°C mesdita.
Era do fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.