Reshjet në vend u pasuan nga kthjellime ditën e sotme, por mbrëmja do të na rezervojë surpriza të pakëndshme. Shërbimi Meteorologjik parashikon që reshjet e shiut në zonat e ulta e bregdetare dhe të dëborës në zonat malore kryesisht në Verilindje do të rinisin sërish deri mëngjesin e nesërm.
Më tej reshjet do të ndërpriten për të mbetur të lokalizuara në pjesën Jugore të vendit.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -1° deri 7°C
në zonat e ulta 5° deri 16°C
në zonat bregdetare 7° deri 16°C