Megjithëse temperaturat janë rritur ndjeshëm mëngjesi dhe darka vijojnë të kenë luhatje dhe i ftohti nis të ndjehet.
Sipas MeteoAlb do të ketë kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë; më të dendura vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës në zonat Jugore-Juglindore . Kjo situatë e motit do të mbetet prezent gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës.
Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por rënie sjellë mesdita duke u luhatur nga -3°C në zonat Verilindore deri në 13°C në bregdet.
Era do fryjë mestare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.