Stresi njihet për sherrin disavjeçar me Noizyn, sherr ky i cili shpesh herë ka marrë përmasa të mëdha duke tejkaluar kufinjtë e muzikës. Por kohët e fundit me sa kemi kuptuar, dy reperat e kanë lënë pas rivalitetin mes tyre, mirëpo në emisionin “Shiko Kush Luan”, Stresi është vënë me “shpatulla pas murit” mbrëmjen e sotme.
Në njërën nga lojërat, Stresi u vendos përballë një pyetjeje të vështirë: Do të zgjidhje të këndoje një këngë të Noizyt apo të mos dëgjohej më asnjë këngë e jotja? Kjo ishte pyetja që Stresi iu përgjigj duke thënë se po i surprizon të gjithë.
“Po ju surprizoj! Po them që “Po”, ishte përgjigjja e tij.
Një tjetër pyetje e vështirë ishte edhe ajo nëse do të kishte mundësi të shpëtonte vetëm një njeri, kë do të zgjidhte, mamanë apo të dashurën.
Stresi u përgjigj duke zgjedhur “mamanë”.