INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizuese! Kënga ‘Macarena’ mund të shpëtojë jetë [VIDEO]

Surprizuese! Kënga ‘Macarena’ mund të shpëtojë jetë [VIDEO]

Publikuar më: 17:48 16-06-2018

Një kërkim i bërë nga një ekip i Universitetit të Barcelonës në Spanjë, ka treguar se hiti i grupit Los del Rio “La Macarena” përmirëson cilësinë e shtypjes së kraharorit në mënyrë që gjaku të rrjedhë në zemër në rast emergjence gjatë shpëtimit kardiopulmonar. Ata që dëgjonin hitin spanjoll të viteve ’90 kishin një ritëm më të qëndrueshëm duke përmirësuar shanset e pacientit për të mbijetuar, thonë kërkimet.

Studimi përfshiu një grup prej 164 studentë të mjekësisë të cilëve u kërkua që të performonin shtypje të vazhdueshme të kraharorit mbi një kukull për dy minuta. Ata që e kryenin shtypjen ndërsa dëgjonin dhe ridëgjonin ‘Macarenën’ performuan shumë herë më mirë se ata që nuk e kishin dëgjuar atë.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834