INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizuese! Tarantino me Brad Pitt dhe Leonardo di Caprio largohen duarbosh nga Festivali i Kanës, ja kush fitoi çmimin e madh

Surprizuese! Tarantino me Brad Pitt dhe Leonardo di Caprio largohen duarbosh nga Festivali i Kanës, ja kush fitoi çmimin e madh

Publikuar më: 16:42 26-05-2019

Pritja mori fund! Festivali i Filmit në Kanë ka ndarë më në fund çmimet, por fituesi nuk është ai që të gjithë ne kishim menduar.

Filmi “Parasite” i regjisorit nga Koreja e Jugut, Bong Joon-ho është fituesi i Palmës së Artë në edicionin e 72-të të festivalit të Kanës. Bong është i pari korean që vlerësohet me çmimin kryesor të Festivalit të Cannes, ndërsa më parë ka marrë pjesë në garë me filmin “Okja” në vitin 2017.

bongjoon-hofitonpalmenearte.jpg

 

Aktori më i mirë është zgjedhur Antonio Banderas në rolin Pedro Almodovar, në filmin “Dolor Y Gloria”.

Ndërsa aktorja më e mirë është anglo-amerikania Emily Beecham në filmin “Little Joe”. Filmi ”Parasite” shtjellon një dramë familjare, e kombinuar me thriller, për shkak të pabarazive sociale.
I konsideruar si pretendent, regjisori Quentin Tarantino me filmin “Na ishte një herë në Hollivud”, ku protagonistë janë Brad Pitt dhe Leonardo di Caprio u lagua duarbosh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988