INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Syrit të mprehtë të Emës nuk i shpëton asgjë…”Brusko” qenka shqetësimi i saj i rradhës!?

Syrit të mprehtë të Emës nuk i shpëton asgjë…”Brusko” qenka shqetësimi i saj i rradhës!?

Publikuar më: 15:46 12-10-2017

Çdo gjë e re që nis të qarkullojë në rrugë, në skenë apo në ekran, do të kalojë padiskutim, si për t’i bërë një skaner shpejt e shpejt, edhe në syrin e Ema Andreas.

E vëmendshme për gjithçka të bukur a të shëmtuar që ndodh në këtë vend, Ema e ka gjithmonë një mendim të prerë e të qartë, që nuk përton ta thotë e ta shkruajë troç fare.

Sot në gjykimin e saj ka hyrë telenovela më e re që po transmetohet në IN Tv. Ka shkruar një status të tërë për “Bruskon” dhe televizionin që po e transmeton atë. “IN-tv...in komplet! Telenovelë po sjellin edhe In -ët , nejse...

Se mos kanalet me pagesë japin ndonjë gjë të hajrit! Telenovelë sërish! Uhhh! Kush e di sa do tradhtohen e do vriten! Po flasin fqinjët (jo komshirllëk) aaaaa lutem,  pak greqisht me “Brusko” .... më lajmëroni kur të ndahen se nuk i lë familja se janë shtresa të ndryshme shoqërore...m’i ruani ca lot kur të shihen pas ca vitesh...fëmija është i asaj që donte atë tjetrin që dëgjoi atë kur ai i tha ....etj etj.... apo nuk është kështu? Po nga ta di unë? ????? ella greqishte të mbarë!”

Duket sa e shqetësuar për ardhjen në ekran të një tjetër telenovele, por po aq e kënaqur që të paktën “Brusko” është greke. “Ella, greqishte të mbarë”, duket si urim që ia ka zbutur pak inatin që e shfryrë shumë më fort, vetëm pak kohë më parë, po me status në facebook, për telenovelat turke. “Doni të blini telvizor? Mësoni turqisht! Doni të mësoni turqisht? Bli televizor! Doni të zhvilloheni? Shihni televizor në kanale shqiptare dhe gjuhën e vetme turqisht! Doni të informoheni, zhvilloheni, emancipoheni.?..çfarë pret? bli e shih televizor!....do jesh qytetar i denjë i së ardhmes? Përfito nga këto oferta! Këto oferta janë pa limit!”

Që Ema Andrea nuk i do telenovelat e huaja duket qartë. Por ç’mendim do të kishte po të niste prodhimi i tyre edhe këtu në Shqipëri!? Nëse do t’i ofronin ndonjë rol, a do të pranonte vallë!? Me aq sa e njohim do të thoshte “Po”, vetëm nëse do të bindej që do të ishte një regji e skenar i mirë. Siç është dhe “Brusko” e këtë fakt Ema s’do ta kundërshtonte dot, nëse do të kishte pasur mundësi ta shikonte. Por e mirëkuptojmë se punët e shumta që ka, nuk i lënë aspak kohë për telenovelat. “Ella, punë të mbarë Ema! Lëri të tjerët që kanë kohë ta shijojnë “Brusko”-n”.

Article Logic
Execution time: 0.0026240348815918