INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sytë e Brukselit drejtohen nga Uashington. A do të ketë luftë tregtare?

Sytë e Brukselit drejtohen nga Uashington. A do të ketë luftë tregtare?

Publikuar më: 10:48 01-05-2018

Sytë e të gjithëve në Bruksel janë kthyer drejt Uashingtonit, pasi data 1 Maj është afati kohor për BE-në që të fitojë përjashtimin nga tarifat, që Trump ka vendosur mbi çelikun dhe aluminin. Komisioneri Evropian për Tregti, ka folur me sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross. "E vetmja gjë që mund t'ju them sot është se ne jemi të duruar, por jemi gjithashtu të përgatitur", u tha gazetarëve Margaritis Schinas, zëdhënës i Komisionit Europian. Këto përgatitje përfshijnë një sërë masash hakmarrëse, duke synuar mallrat amerikane në shtetet me politikë të ndjeshme. Në listën e këtyre mallrave përfshihen puro, xhinse, motoçikleta dhe produkte të tjera. BE thotë se do të diskutojë vetëm kushtet e tregtisë me SHBA-të pasi të ketë marrë një përjashtim të përhershëm për tarifat e çelikut dhe aluminit. Kjo me sa duket zemëroi Trump, i cili preferon të negociojë në mënyrë bilaterale me shtetet anëtare kryesore.

Article Logic
Execution time: 0.0014359951019287