Të sfidosh presidentin e SHBA-së Donald Trump nuk është e lehtë, por vendimet e tij i kanë bërë njerëzit edhe më të guximshëm.
Vepra e artit e titulluar nga artisti frances ‘Pikniku gjigand’ sfidon murin me Meksikën aq shumë të dëshiruar nga manjati .
Artisti frances provokon duke ndërtuar dy sy të mëdhenj të një fëmije meksikan.
Mesazhi është i qartë ‘Dy sy të mëdhenj, sytë e një ëndërrimtari. Një ëndërrimtar që nuk do mure’.
Që prej kohës kur erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë Presidenti Trump u zotua se do të ndërtojë një mur në kufi me Meksikën si një mënyrë e cila do të ndalojë emigracionin e paligjshëm.
Por një vendim i tillë ka acaruar edhe raportet bilaterale me Meksikën, pasi sipas manjatit do të jetë kjo e fundit e cila duhet të paguajë për ndërtimin e murit.