INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Sytë i kam chinese, amo e Kinës s’jam''! DISS-et e Rinës janë për Tayna-n? Të pëlqejnë femrat?! Reagon Rina: Jam...[FOTO]

''Sytë i kam chinese, amo e Kinës s’jam''! DISS-et e Rinës janë për Tayna-n? Të pëlqejnë femrat?! Reagon Rina: Jam...[FOTO]

Publikuar më: 19:58 20-10-2018

Rina Balaj është një nga reperet më të suksesshme dhe më seksi të momentit e cila me muzikën e saj ka arritur të fitojë zemrat e shumë fansave. Ka pak muaj që është bërë pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe ka arritur që të kthehet në një figurë shumë të lakuar në mediat rozë. Madje këngëtarja pas bashkëpunimit me reperin Fero duket se po prek majat e suksesit dhe së fundmi është përfshirë në një “luftë” me Taynan.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “SEVENBIZZ” ku i është përgjigjur disa pyetjeve dhe njëra prej tyre është nëse i ka bërë trend “DISS-et” për reperet e tjera dhe u përgjigj:

“Kam hyrë duke bërë DISS, por nuk i kam bërë DISS ndonjë personi të veçantë, vetëm kam kënduar ashtu dhe kam hyrë në trend pasi kështu e ka interpretuar publiku”.

Ajo u pyet edhe për shprehjen “Sytë i kam chinese, amo e Kinës s’jam” e cila është aluduar se i është drejtuar Taynas, por Rina u shpreh se me këtë shprehje ka përshkruar veten.

Duke qenë se i këndon shumë femrave, Meriton Mjekiqi e pyeti nëse pëlqen femrat apo meshkujt dhe Rina tha që është shumë në rregull pasi pëlqen meshkujt, por i mbështet femrat.

fermt.png

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561