INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sytë lart nga qielli! Sonte shfaqet “superhëna”, më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht...

Sytë lart nga qielli! Sonte shfaqet “superhëna”, më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht...

Publikuar më: 19:54 03-12-2017

Sot më 3 dhjetor, Hëna do të jetë në distancën më të afërt me tokën dhe kjo do të bëjë që të sateliti i tokës të shikohet me përmasa më të mëdha. Në qiell do të mund të admirojmë Hënën e re të plotë në momentin që do të arrijë distancën e saj më të shkurtër me Tokën dhe kështu do të duket më e madhe. Pikërisht për këtë arsye fenomeni quhet superhënë.


Në vitin 2017 ka pasur 4 superhëna te reja por ka qenë e pamundur të vrojtohen, ndërsa ajo e 3 dhjetorit do të jetë e vetmja superhënë e plotë. Sipas shkencëtareve ajo do të paraqitet 7% më e madhe dhe e më ndritshme se zakonisht, por vetëm vrojtuesit ekspertë do të mund ta vlerësojnë këtë gjë. Sipas kreut të Virtual Telescope, është një event i këndshëm për të admiruar satelitin tonë natyral në shkëlqimin e plotë.
Do të jetë më e ndritshme gjatë orës 4:47. Nuk ka nevojë për ndonjë lloj dylbi ose teleskopi për ta parë , pasi hëna do të jetë e dukshme në mënyrë të përkryer me syrin e lirë. Edhe pse, nëse doni të merrni disa fotografi të veçanta atëherë lentet e gjata mund të jenë të dobishme.


Hëna është e plotë kur Toka është drejtpërdrejt në linjë midis hënës dhe diellit. Duke u shfaqur çdo 29 dhe gjysmë dite, ato ndodhin kur Hëna është plotësisht e ndriçuar nga rrezet e Diellit. Hëna e plotë e çdo muaji ka emrin e vet të veçantë.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441