Supërhëna e nëntorit ishte me të vërtetë e mrekullueshme dhe të gjithë e shijuam padiskutim. Mirëpo qielli do të zbukurohet përsëri në të njejtën mënyrë. Të mërkurën me 14 dhjetor, do të mund të shikoni Supërhënën e fundit për këtë vit. Në të njejtën natë, një shi meteorësh “Geminid”, një nga më të ndriturit, do të arrijnë kulmin.
“Geminids” janë shiu i meteorëve i fundit për vitin 2016, dhe do keni mundësinë ta mes datës 12-15 dhjetor, ndërkohë që do të kulmojë në mëngjesin e 14 dhjetorit.
Jo të shihni më shumë meteor rreth orës 2 të mëngjesit, teksa ata do të rrezatojnë nga lart. Supërhëna do të jetë e dukshme, edhe pse do ta bëjë më të vështirë për të shijuar plotësisht meteorët të cilët janë të mëdhenj e të shndritshëm. Sigurohuni që të keni një pamje të mirë, dhe kënaqni sytë me super shfaqjen që do të iu ofrohet.