Sot Mërkuri do të kalojë para Diellit, duke u bërë i dukshëm. Fenomeni që ndodh 13 herë brenda një shekulli nisë rreth orës 13:20 dhe do të zgjasë deri në 20:42.
Mërkuri do të kalojë para Diellit në një trajektore paralele me diametrin e tij.
Fenomeni i vendosjes në të njëjtën linjë i tre trupave qiellorë do të përsëritet sërish në nëntor të vitit 2019.
Mërkuri, për shkak të përmasave të vogla në raport me Diellin, është e vështirë të shihet me sy të lirë.
Astronomët rekomandojnë vëzhgimin e këtij fenomeni me filtrat e posaçëm diellorë, për të shmangur problemet me shikimin.